373 punonjës të fabrikës së përpunimit të mishit të derrit, pozitivë me...

373 punonjës të fabrikës së përpunimit të mishit të derrit, pozitivë me Covid-19

557
0
Shares

Triumph Foods, një fabrikë për përpunimin e derrit në Shën Joseph, Misuri, mbajti testime për koronavirusin në të gjithë kompaninë javën e kaluar.

Ditën e dielë, 373 punonjës kishin marrë rezultate pozitive, sipas zyrtarëve të shtetit. Por asnjëri nuk tregoi simptoma të sëmundjes.

Triumph Foods punëson më shumë se 2,800 punëtorë në uzinën në Shën Jozef, që do të thotë se rreth 13% kishin testuar pozitive për virusin.

Ata që kanë teste pozitive janë duke u njoftuar dhe u është kërkuar që të izolohen në shtëpi. Ata do të paguhen sipas politikës sonë të vazhdimit të pagave COVID,” u tha CEO Mark Campbell punonjësve në një video të Dielën.

Punonjësve që janë duke u izoluar do t’u dërgohen gjithashtu pako kujdesi me sanitatorin e duarve dhe maska, tha Campbell.

“Ne vazhdojmë të punojmë këtë fundjavë duke kontaktuar këta pacientë asimptomatikë dhe kemi iniciuar procesin e gjurmimit të kontaktit,” tha Dr. Randall Williams, drejtori i shëndetit të shtetit, në një deklaratë të Dielën.

Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka vlerësuar se “diku midis 25% dhe 50%” të njerëzve që kanë COVID-19 nuk tregojnë simptoma. Por këta njerëz asimptomatikë ose presimptomatikë ende mund të përhapin sëmundjen te të tjerët.

Burimi:Bussiness Insider/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY