Zbulohet nje antitrup qe lufton edhe Covid 19

Zbulohet nje antitrup qe lufton edhe Covid 19

181
0
Shares

Identifikohet një antitrup i ri monoklonal, i aftë të neutralizojë virusin SarCov2 në qeliza, duke sulmuar proteinën e tij S. Në këto përfundim kanë arritur studiuesit nga Universiteti i Utrecht, shkruan revista “Nature Communications”, transmetuar nga vizion plus.

Antitrupi quhet 47D11 dhe është marrë nga antitrupat “chimera”, pra rrjedh nga qelizat njerëzore dhe miu. 47D11 ka treguar se mund të neutralizojë si koronavirusin e Covid-19, si atë të Sars dhe për studiuesit mund të ndihmojë në zhvillimin e terapive të reja në të ardhmen.

Duhet të kemi më shumë se një antitrup në dispozicion për të filluar eksperimentet. Ne gjithashtu, me ekipin tonë kërkimor së bashku me atë të Pandolfit në Boston dhe atë të Universitetit të Torontos, aktualisht kemi dy antitrupa monoclonal. Ne po përpiqemi të testojmë dhe dëshirojmë të eksperimentojmë në Itali në fazën klinike së bashku me Kanadanë dhe Indinë. Tani jemi në pritje të një përgjigjeje nga institucionet”, tha Giuseppe Novelli, një gjenetist në Universitetin e Tor Vergata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY