Kushtetuesja ‘ngriu’ krijimin e qeverisë, Kurti drejtohet Komisionit të Venecias për Thaçin

Kushtetuesja ‘ngriu’ krijimin e qeverisë, Kurti drejtohet Komisionit të Venecias për Thaçin

97
0
Shares

Zyra e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se dje kryeministri ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës sa i përket mandatarit dhe shpërndarjes së Kuvendit, raporton Gazeta Express.

Dje, me datën 1 Maj 2020, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Tutje në njoftim thuhet se opinioni i Komisionit të Venedikut lidhur me situatën e krijuar në Kosovë është vlerë substanciale për vendin dhe praktikën kushtetuese.

“Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision.Duhet theksuar që është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kryeministrit.

Përveç kësaj në letrën e tij, Kurti kishte konstatuar se Gjykata Kushtetuese me vendime të kundërligjshme ka vendosur në presion Qeverinë e Kosovës gjë që, sipas tij, është e papranueshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY