FOTO/Korsi biçikletash tek ‘Myslym Shyri’, Zhupa: Veliaj shkeli ligjin! Dëmton rëndë bizneset...

FOTO/Korsi biçikletash tek ‘Myslym Shyri’, Zhupa: Veliaj shkeli ligjin! Dëmton rëndë bizneset dhe qytetarët e rrugës

269
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me nje vendim qe eshte marrë së fundmi nga Bashkia Tiranë, me vendosjen e një korsie biçikletash ne nje prej rrugeve kryesore te kryeqytetit.

Sipas Zhupës, problemi qendron tek fakti se tek kjo rrugë “Myslym Shyri”, janë 250 biznese te cilat zhvillojne aktivitet te ligjshme dhe vendet e parkimit jane te nevojshme per keta njerez.

Nga ana tjetër, zedhenesja ben me dije se 1 banorë duhet të ketë të garantuar minimum hapësiren 6 m2 parking dhe një objekt biznesi duhet ti garantohet hapësira prej 12 m2.

POSTIMI I PLOTE

Veliaj shkel ligjin, bën projekt korsi biçikletash në shkelje të Planit Urbanistik të Tiranës, duke dëmtuar rëndë bizneset dhe qytetaret e rrugës Myslym Shyri!

Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërtoj korsi biçikletash me gjatësi 1000 metra në të gjithë rrugën Myslym Shyri duke hequr kështu të gjtha vendparkimet publike të automjeteve në anë të kësaj rrugë, rreth 160 të tilla që ishin aty. Këto vendparkime i kanë shërbyer prej shumë vitesh bizneseve të zonës dhe banorëve.

Referuar nenit 52, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë është detyrimi i Bashkisë Tiranë të siguroj vendparkimet publike në hapesirat e caktuara për banorët e zonës dhe bizneset, konkretisht 1 banorë duhet të ketë të garantuar minimum hapësiren 6 m2 parking dhe një objekt biznesi duhet ti garantohet hapësira prej 12 m2.

Është e papranueshme, jo ligjore edhe shumë e demshme për bizneset e asaj rruge, heqja totale e mundësisë së ndalimit dhe parkimit të makinave. Rreth 250 biznese zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në këtë rrugë dhe e kanë të domosdoshme të kenë vendparkimet e atutomjeteve pranë rrugës për të realizuar furnizimet per nevojat e dyqaneve të tyre dhe parkimin e klienteve për të bërë blerje ne keto dyqane.

Në këtë kohe krize ekonomike nga Covid 19, Veliaj i vetmi kryebashkiak qe gjen menyren si t’ja u veshtiresoj me shume punen dhe mundesite per biznes, qytetareve të tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY