“Erdhi me vizë tek halla e tij në Tiranë”, Gjykata jep vendimin...

“Erdhi me vizë tek halla e tij në Tiranë”, Gjykata jep vendimin për terroristin e dyshuar nga Taxhikistani

175
0
Shares

Gjykata ka dhënë masën “burg pa afat” për 24 vjeçarin nga Taxhikistani i identifikuar si Komron Zukhurov. 24 vjecari u arrestua në Tiranë i akuzuar si pjesë e ISIS.

Ndërkohë, avokati i tij mbrojtës Asllan Dogjani, është shprehur se ai ka ardhur me vizë, dhe ka qëndruar tek halla e tij. Dogjani ka theksuar se i riu nuk është arrestuar, por ka shkuar vullnetarisht në polici.

I riu dyshohej si anëtar dhe pjesëmarrës në një organizatë të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

24-vjeçari Komron zukhurov pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë për t’u përballur me drejtësinë atje për akuzat që rëndojnë mbi të.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY