Zbulohet laboratori i drogës në Fier, prangosen 3 persona

Zbulohet laboratori i drogës në Fier, prangosen 3 persona

262
0
Shares

Policia ka zbuluar një laborator, i cili ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike.

“Gjatë operacionit antikanabis të koduar “Laboratori”, zhvilluar nga seksioni për hetimin e narkotikëve në DVP Fier, janë prangosur 2 autorë të dyshuar dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim” – njofton policia

Procedohen penalisht 3 elektricistë për shpërdorim detyre. Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë: A.K., 22 vjeç dhe Q.K., 48 vjeçe, banues në Mbrostar, Fier.

U shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht shtetasit A.K., banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë  të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e pajisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në këtë kuadër u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.

Po ashtu, arrestohet nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana, një shtetas nga Taxhikistani në Fier.

24-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani.Në operacionin e koduar “Vizitori” u bë i mundur identifikimi, kapja dhe më pas arrestimi, për qëllime ekstradimi, i shtetasit të huaj me iniciale K. Z.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY