Metodë e padëgjuar, ja si Franca do të financojë spitalet e gjendura...

Metodë e padëgjuar, ja si Franca do të financojë spitalet e gjendura në vështirësi

85
0
Shares

Franca do të shesë disa nga mobiljet antike të vendit për të mbështetur spitalet me veshtiresi te madhe ne luften kunder COVID.

Mobilier National, koleksioni kombëtar i mobiljeve, po harton një listë të objekteve në ruajtje që do të dalin në ankand në shtator.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të shitet dhe zyrtarët nuk u përgjigjen kërkesave për detaje, por media franceze raportoi se rreth 100 objekte që datojnë nga shekulli i 19-të, veçanërisht nga mbretërimi i Louis-Philippe I midis 1830 dhe 1848, do të jenë perzgjedhur.

Shitja e objekteve “të deklasifikuara” nga koleksioni kombëtar nuk është e panjohur, por raportohet se është e rrallë që një numër kaq i madh të dalë në treg në të njëjtën kohë.

Ankandi, i organizuar për të “kontribuar në përpjekjen kombëtare për të mbështetur spitalet”, do të zhvillohet në Journées du Patrimoine (ditët e trashëgimisë) në fundjavën e 20-21 shtator. Të ardhurat do të shkojnë në Fondacionin për Spitalet e Parisit dhe Spitalet Franceze, presidenti i të cilit është zonja e parë, Brigitte Macron.

Hervé Lemoine, drejtori i Mobilier National, tha se do të hartohej një listë e mobiljeve që kishin pak vlerë trashëgimie dhe nuk ishin përdorur nga askush i rëndësishëm. Kuratorët e organizatës do të duhet të bien dakord njëzëri se çfarë objektesh do të shiten për të shmangur “rrënimin e argjendit të familjes”, tha Lemoine për Le Figaro.

Mobilier National, i cili është përgjegjës për arredimin e ndërtesave zyrtare përfshirë Pallatin Élysée, përmban më shumë se 130,000 qilima, llambadarë, karrige, qeramikë, porcelan, orendi, tavolina dhe objekte të tjera. Një vit më parë, ajo publikoi detaje të 78,000 objekteve pasi u kritikua nga llogaritarët e shtetit, për administrimin e saj të koleksionit.

The Guardian/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY