Joe Biden mohon akuzat për sulm seksual ndaj Tara Reade

Joe Biden mohon akuzat për sulm seksual ndaj Tara Reade

62
0
Shares

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka mohuar pretendimet për sulm seksual kundër ish-asistentes së stafit të tij, Tara Reade, gati 30 vjet më parë, transmeton radio Evropa e Lirë.

Në një deklaratë të lëshuar para një interviste në televizion të premten, ai ka thënë se pretendimet: nuk janë të vërteta, kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Ai ka bërë thirrje që të ketë kërkime në arkivat e Senatit për çfarëdo ankese që mund të ketë bërë Reade në atë kohë.

Reade në anën tjetër ka bërë ankesën penale në polici muajin e kaluar.

Ajo ka thënë se ka qenë viktimë e sulmit seksual pa përmendur emrin e Bidenit. Në ankesën policore është thënë se ajo ka bërë ankesën “vetëm për arsye të sigurisë” pasi statusi i kufizimit për pretendimet e saj, tashmë ka skaduar.

Biden tani është duke garuar kundër presidentit aktual republikan, Donald Trump, i cili është akuzuar për sjellje të keqe seksuale nga rreth 25 gra.REL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY