EMRAT/Gratë i përplasi makina teksa ecnin, zbulohet shoferi që shkaktoi aksidentin në...

EMRAT/Gratë i përplasi makina teksa ecnin, zbulohet shoferi që shkaktoi aksidentin në Gramsh

125
0
Shares

Një aksidènt i rèndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Gramshit, ku u raportua se dy gra mbetën të plágosura.  Aksidenti erdhi si pasoje e perplasjes nga një automjet teksa po ecnin anës rrugës.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Trashovicës”, ndërsa dy gratë u dërguan në spitalin e Gramshit, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

 

Mësohet se ato janë Liri Baku 58-vjeçe dhe Dare Rrengu 65-vjeçe dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrèzikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidèntin ka qenë 30-vjeçari, Eni Taçi, i cili është shoqëruar në polici për t’u pyetur rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al’/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY