DETAJE/Edhe dy qytete të mëdha dalin nga harta COVID, por ka disa...

DETAJE/Edhe dy qytete të mëdha dalin nga harta COVID, por ka disa pacientë në terapi intensive

306
0
Shares

Vlora dhe Durrësi janë dy qytetet e mëdha të vendit që kanë dalë nga harta e Covid-19. Të dy qytetet nuk kanë tashmë asnjë pacient të sëmurë me koronavirus.

Kështu harta e të shëruarve është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar.

Aktualisht janë 263 pacientët aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Bashkia Raste Aktive
Tiranë 100
Shkodër 24
Krujë 93
Durrës 0
Fier 1
Kurbin 27
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 8
Lezhë 1
Has 0
Kavajë 0
Lushnje 1
Vlorë 0
Pukë 0
Mirditë 2
Rrogozhinë 0
Tropojë 0
Berat 2
Mallakastër 0
Mat 1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY