”Vatër e re infektuese në një fasoneri në Tiranë”, Vokshi: 5 masat urgjente që duhet të marrë qeveria

Ndaje

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se ka marrë informacione shqetësuese për një vatër të re infeksioni në Tiranë, pikërisht në një fasoneri ku kanë rezultuar pozitive me COVID-19 disa punonjëse.

Ish- deputetja thotë se duhet të testohen të gjitha punonjëset e fasonerive, të ngrihet grup une vetëm për të monitoruar dhe mbyllur ato, të mbështesë me pagë minimale punonjësit e tyre, të mbështesë me lehtësira fiskale fasonet si dhe marrjen e masave shëndetësore.

Papërgjegjshmëria dhe arroganca e Kryeministrit të gjithëpushtetshëm e ka lënë këtë sektor, të dominuar nga puna e krahut e grave dhe vajzave, në mëshirë të fatit.

Propaganda e të pamëshirshmit i ka bërë nënat dhe vajzat të rrezikojnë shëndetin, duke shkuar në fasoneri për të siguruar bukën e gojët për fëmijët dhe familjet e tyre. Kryeministri për tekat e tij të liga, nuk përfshin në pagën e luftës, gratë dhe vajzat e punësuara në bizneset fason, duke iu mohuar një të drejtë ekonomike të ligjshme të tyre në kohën e pandemisë, sepse për të jeta e një gruaje vlen për të vetëm si një numër në statistikat e tij të propagandës së mashtrimit.

Kreministri Rama, mërzitet e shqetësohet vetëm për oligarkët me të cilët ndan para e pushtet, ndaj edhe në vend që t’I mbështesë, ju dërgon cdo ditë bizneseve fason, togat “e zeza” me të cilat ushron terror, a thua punëdhënësi më I madh në vend është armiku e jo aleati”,-shkruan Vokshi.

Si qytetare, por më së shumti si nënë, i bëj thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për:

1- Testimin e të gjithë punonjësve të fasonerive me qëllim evidentimin dhe izolimin e vatrave të përhapjes së virusit;

2- Të ngrejë një grup pune për të parë nga afër situtën në të gjitha bizneset fasonë e t’i mbyllë për një afat të caktuar në kohë duke u konsultuar ngushtësisht me përfaqësuesit e këtij biznesi për të vendosur së bashku për protokollin e masave për këtë sektor;

3- Qeveria të mbështesë me pagë minimale të gjithë punonjësit e biznesit fason, jo si lëmoshë, por si e drejtë ekonomike, kushtetuese;

4- Qeveria të mbështesë me lehtësira fiskale e mbeshtetje financiare biznesin fason, një nga sektorët punëdhënës më të mëdhenj në Shqipëri;

5- Qeveria të marrë masa urgjente shëndetësore, sociale, ekonomike për të mbrojtur shëndetin e dhjetëra mijëra grave e vajzave që punojnë në këtë sektor.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje