Rama jep detaje për 1 Majin: Sot publikohet plani për javën tjetër...

Rama jep detaje për 1 Majin: Sot publikohet plani për javën tjetër mbi zonat e gjelbërta

214
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas disa deklaratave të bëra në media për një mbyllje të mundshme të vendit në datë 1 maj që është edhe dita e punëtorëve, nga frika e lëvizjeve të shumta që mund të bëhen shkak transmetimi i Covid-19.

Rama thotë se ditën e nesërme nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që janë në punë do vazhdojnë të punojnë si çdo ditë tjetër.

Ai njofton se nga java tjetër do të ketë zgjerim të zonave të gjelbërta, plan i cili do të publikohet pasditen e sotme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Në përgjigje të shumë pyetjeve për ditën e nesërme, 1 maj. Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave

Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY