Gjeja e pare qe do bente Basha nese do ishte Kryeminister

Gjeja e pare qe do bente Basha nese do ishte Kryeminister

57
0
Shares

Kreu i opozites Lulzim Basha tha se gjeja e parë që do të bëja, do të krijoja një hapësirë financiare për likuiditet, për të injektuar likuiditet në ekonomi.

Pjese nga intervista ne Opinion:

Pyetje: Si bëhet kjo?

Lulzim Basha: Kjo bëhet, në radhë të parë, duke anulluar ato akte të qeverisë që e kanë thithur likuiditetin, me fjalë të tjera që i kanë marrë paratë e shqiptarëve dhe i kanë çuar në një dhomë ku janë 10 oligarkë dhe Edi Rama. Koncensionet, të paktën 100 milionë euro nga investimet publike, të paktën 40 milionë euro nga shpenzimet operative do të ishte hapi i parë. Së dyti, do të kisha bërë prej kohësh por meqë po thoni së fundmi, do të hapja një konsultë të drejtpërdrejtë me biznesin, do të hapja një konsultë të drejtpërdrejtë me punëdhënësit, do të hapja një konsultë të drejtëpërdrejtë me përfaqësues të biznesit të vogël që janë 70%, 70 -100 mijë njësi ekonomike në Shqipëri janë të vetëpunësuar, biznes i vogël, me fermerët, me biznesin prodhues, me fasonët, me turizmin. Shikoni se çfarë ndodh në paketën e dytë. Thotë se do të mbështes 10 mijë punonjës të turizmit. Dalin operatorët dhe thonë se ne kemi 100 mijë punonjës, si do të mbështesë vetëm 10 mijë punonjës, çfarë do të bëjnë këta të tjerët?

Pyetje: Po se kaq janë të regjistruar.

Lulzim Basha: Kjo nuk ka lidhje janë apo jo të regjistruar. Kjo ka lidhje vetëm me mungesën totale të planit, kjo ka lidhje me mungesën e strategjisë dhe kjo ka lidhje që edhe në kohë krize paratë e buxhetit që janë paratë e shqiptarëve të mos i çojë tek shqiptarët por të vazhdojë t’i trajtojë si paratë e veta dhe të 4-5 oligarkëve. Ky është problemi. Tani të kthehemi tek pyetja, në konsultë me ta do të vendosim se cila do të ishte mënyra që këto para t’i vendosnim sa më shpejt dhe sa më mirë në funksion të ekonomisë. Sepse sot nuk ka kërcënim më të madh për ekonominë shqiptare sesa rritja galopante e papunësisë, e varfërisë, rënia në pikiatë e konsumit dhe të treja këto të kobminuara futen në një krizë pasojat e së cilës do të jenë të parikupuerueshme në një periudhë afatshkurtër.

Pyetje: Po ku do ti gjejë paratë kjo qeveri, z.Basha? Sepse është kollaj të thuash jepi këtij, jepi atij, jepu këtyre. Paketë për turizmin, paketë për fasonët, paketë për fermerët, paketë për familjet në nevojë, po ku t’i gjejë paratë?

Lulzim Basha: Përgjigja është shumë e thjeshtë se e kam dëgjuar këtë pyetje edhe nga ju. Aty ku i gjen Kosova, aty ku i gjen një qeveri që nuk vë para 10 oligarkët se shqiiptarëve. Aty ku i gjen një qeveri që nuk u merr bizneseve mbi 800 milionë euro, ta dish, borxhe përmes kontratave të papaguara, TVSH-së të parimbursuar. Dhe ndërkohë që vetë qeveria është borxhlie tek bizneset, iu thotë hajdeni tani shkoni merrni kredi ju. Pra, qeveria është ajo që po e thith likuiditetin dhe qeveria në këtë kohë krize duhet të jetë ajo që ta injektojë likuiditetin dhe këto do të ishin masat e para që duhet të ndërmerreshin.

Pyetje: Qeveria duket se do të rrisë borxhin z.Basha, jeni dakord për rritjen e borxhit? Kjo do të thotë se fëmijët tanë, ose një pjesë e të rinjve do të detyrohen të lajnë për një kohë afatgjatë borxhet që merren për 2 muaj mbyllje apo 3 muaj mbyllje.

Lulzim Basha: Pyetja që shtrohet është, pse po e rrit borxhin qeveria? Ose më mirë të themi ku do të shkojnë paratë e borxhit të shtuar?

Pyetje: Për të paguar personat që nuk janë në punë, për të ndihmuar kategoritë në nevojë.

Lulzim Basha: Pse nuk paguhen këto persona me paratë që u shkojnë sot oligarkëve, kontratave secrete dhe kontratave të tjera të panevojshme në kohë pandemie?! Pra, pyetja shtrohet ndryshe. Mund të vijë një moment dhe unë e kam shprehur këtë edhe në nivel institucional, edhe në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që mund të konsiderohet nevoja për borxh-marrje, se ne nuk e dimë realisht se çfarë do të sjellë vjeshta, qoftë edhe vera, se nuk e dimë realisht se si do të sillet virusi edhe në raport me vendet që I marrin masat jo më në një vend që ka shtet prej letre dhe një qeveri tërësisht të dështuar para pandemisë dhe gjatë pandemisë vetëm sa është treguar sa e dështuar është. Por para se të flasim për borxhin duhet të tregojmë se çfarë rezervash kemi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY