Zbardhet ngjarja në Shkodër, policia jep detajet: Autori i plagosjes me precedentë...

Zbardhet ngjarja në Shkodër, policia jep detajet: Autori i plagosjes me precedentë penal

78
0
Shares
Shkoder vendi i ngajrjes polici

Dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, ku mbeti i plagosur shtetasi Gëzim Bici 50 vjeç.

Vihet në pranga autori i kësaj ngjarjeje,i cili pas një konflikti për motive pronësie plagosi me pistoletë 50-vjeçarin. Autori sipas burimeve policore eshte me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve të rënda ndaj personit.

Vijon kontrolli dhe priten polumbarët, pasi dyshohet se autori e ka hedhur në lumin Buna armën e krimit.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. I., alias B. I., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi ky shtetas, për motive pronësie, plagosi me armë zjarri shtetasin G. B, 50 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për gjetjen e armës, pasi dyshohet se autori, pas plagosjes, mund ta ketë hedhur armën në lumin Buna.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY