Vrau vajzën dhe e varrosi në oborr, gjykata greke jep dënimin për...

Vrau vajzën dhe e varrosi në oborr, gjykata greke jep dënimin për babain shqiptar

631
0
Shares

Gjykata në Thesproti dënoi me burgim të përjetshëm babain shqiptar i cili në janar të 2019 vrau vajzën e tij dhe më pas e groposi në oborrin e banesës ku jetonin në Korfuz.

Po ashtu Gjykata e dënoi 52-vjeçarin edhe me 30 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Në gjykatë ishin të pranishëm partneri i vajzës dhe vjehrra e saj, ndërsa e nëna, e cila jeton në Berat nuk mundi të ishte e pranishme në Gjykatë për shkak të koronavirusit.

Pala mbrojtëse duke u bazuar në nenet 34 dhe 36 të Kodit Penal tha se i pandehuri e kreu krimin në një gjendje të rënduar psikologjike, pas një sherri me vajzën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Korfuz të Greqisë. Shkak mendohet të jetë bërë lidhja intime 13 vjeçare me një shtetas afgan, fakt që Aleko Petro se ka pranuar dot.

Familja e 29-vjeçares dhe arsyet e krimit

Familja shqiptare jetonte prej vitesh në ishullin e Korfuzit. 29 vjeçarja shqiptare Angjelika Pjetro ishte lidhur me një të ri afgan, i cili jetonte gjithashtu në Korfuz prej vitesh.

Burimet thonë se vajza ishte ribashkuar me të atin para 13 vitesh, i cili e kishte marrë në Greqi për një jetë më të mirë. Deri në moshën 15 vjeç, vajza jetonte në Shipëri.

Vajza nuk kishte asnjë kontakt me nënën e 15 vitet e fundit dhe i njeriu i vetëm që e kishte rritur dhe edukuar, ishte babai i saj.

Vajza ishte njohur me të dashurin afgan që në moshën 16 vjeç dhe jetonin të dy bashkë kohët e fundit. Kjo ka sjellë që i ati i saj të revoltohet dhe të kryejë vrasjen makabre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY