VIDEO/Mjekja e infektivit: Numri i vogël i jetëve të humbura tregues i...

VIDEO/Mjekja e infektivit: Numri i vogël i jetëve të humbura tregues i rëndësishëm

62
0
Shares

Silvana Bala, mjeke në spitalin ‘Shefqet Ndroqi”  ka treguar përmes një videomesazhi të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndjesitë që ka marrë përgjatë këtyre ditëve në shërbim të pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Megjithatë ajo është optimiste teksa shprehet se nga kjo luftë do të dalim me sukses, duke përmendur numrin e vogël të jetëve të humbra si një indikacion të rëndëishëm për gjendjen ku ndodhet vendi ynë.

“Disa kanë pasur nevojë për frymëmarrje të drejtuar. Numri i vogël i rasteve të jetëve të humbura është një indikacion shumë i rëndësishëm për luftën, për masat, për të gjitha protokollet e zbatuara nga personeli shëndetësor. I them një përshëndetje shumë të fuqishme, shokëve dhe shoqeve të mia, infermiereve dhe sanitarëve. Themi se do ta luftojmë luftën me sukses”, -shprehet mjekja.

Punë e palodhur e ekipit mjekësor të spitalit #COVID2, ku po marrin shërbim pacientët në gjendje më të rëndë.Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimin e prof. Silvana Balës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”#Bashkë

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Mercredi 29 avril 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY