Nuk ndalen krimet në vend, një i vdekur në Vlorë

Nuk ndalen krimet në vend, një i vdekur në Vlorë

134
0
Shares

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është godiur me thikë nga fqinji e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janari” në Vlorë për shkaqe pronësie.

Viktima është Bujar Mehmeti dhe është goditur disa herë me thikë, ndërsa autori është shpallur në kërkim. Fillimisht Bujar Mehmeti mbeti i plagosur, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

“Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës”, thuhet në njoftimin e policisë. 60-vjeçari përveçse është goditur me thikë mund të jetë qëlluar edhe me shkop bejsbolli.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY