Njëri dhunon nënën, tjetri plagos me thikë partneren, dy të arrestuar në...

Njëri dhunon nënën, tjetri plagos me thikë partneren, dy të arrestuar në Elbasan

48
0
Shares

Lehtësimi i masave kufizuese ka rikthyer dhunën në familje.

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit. Njëri akuzohet për ushtrim dhune ndaj nënës së tij, ndërsa tjetri për plagosjen e bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;

Po kështu në pranga ka përfunduar edhe B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëjetuesen, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY