Ne barin e nje hoteli luksoz ne Tirane nuk ka izolim e...

Ne barin e nje hoteli luksoz ne Tirane nuk ka izolim e as pandemi

404
0
Shares

Gazetari Andi Bushati ka publikuar sot tek  te Lapsi.al pershkrimin e pandemise ne nje hotel te shtrenjte ne Tirane. Ai rrefen se ne ate hotel nuk ka as izolim, as pandemi por vershim te parase dhe luksit nga te pasurit e Tiranes. Sic duket mire qe nuk u ben gje virusi, por a sherbejne si burim infeksioni per te tjeret?

Rrefimi i Bushatit:

Dy ditë më parë më qëlloi rastësisht të gjendesha në barin e një hoteli luksoz të Tiranës. Pamja me të cilën u ndesha ishte nga ato që të bëjnë të fërkosh sytë me mosbesim.

Burrat pinin kafe dhe tymosnin duhan, në grupe të mëdha ngjitur me njëri tjetrin.

Grave u shërbente kokteje, një kamarier me doreza të zeza, i cili nuk dihet pse i mbante në duar ato shenja të kota të një kohe izolimi.

Adoleshentë në çifte konsumonin paratë që u kishin dhuruar prindërit në mëngjes dhe hidhnin në instagram foto nga prezenca në lokalin ku jeta nuk kishte ndalur asnjë ditë.

Të gjithë bashkë, në sfondin e një kohe të butë, dielli të ngrohtë, shoqëruar me zërat e lartë dhe qeshjet e forta, të bënin të mendoje se virusi i tmerrshëm s’ka kaluar kurrë në këto anë.

Gjithçka nga ato që shohim në ekrane, kërcënimet me video policësh algjerianë të kryeministrit, debati për dënimet e ashpra të kodit penal, këshillat për t’u ulur burrë e grua skiç në makinë, këtu dukeshin si propagandë e adresuar për një popull tjetër.

Bota virtuale, ajo e serialit me udhëzime të doktor Pëllumb Piperos, ajo e gjobave për kundravajtësit që shkelin shtetrrethimin, ajo e pensionistëve që kanë liridalje vetëm në të gdhirë, prej aty, dukej si një ëndërr e keqe.

Nxora celularin dhe i bëra disa foto asaj atmosfere për të cilën të gjithëve na ka marrë malli, por që vetëm disa kanë fatin ta jetojnë. Desha t’i fiksoja ato pamje për të kujtuar, kur gjithçka të përfundojë, se ashtu sikurse në jetën normale edhe gjatë pandemisë, jo të gjithë jemi të barabartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY