Flet babai i dy vëllezërve të vrarë: Servisi u ble me kredi,...

Flet babai i dy vëllezërve të vrarë: Servisi u ble me kredi, të gjenden atentatorët

204
0
Shares

Dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan pranë tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit pasditen e 27 prillit 2020.

Në një prononcim për Ora News, babai i tyre Kol Haxhija tregon se servisi dhe lavazhi ishin hapur me një kredi që kishin marrë në bankë.

“Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash me të cilin punonin dhe një lavazh. I bëj thirrje medias që të mos hedhin hi pasi nuk e dinë çështjen e djemve të mi. Kam hyrë borxh, kredi, kam marrë kredi prej 40 mijë euro, kam vendosur shtëpinë peng”, tha ai.

Kol Haxhija i kërkon shtetit të zbulojë dhe arrestojë autorët e atentatit ndërsa medias të jetë e matur.

Dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia u vrane me armë zjarri në zonën e Nishtullës në qytetin e Durrësit ndersa policia ka shoqeruar disa persona ne cilesine e deshmitarit.

Viktor Haxhia kishte një licensë avokatie.Ndërkohë, vëllai i Viktorit, Besmiri njihet me nofken Miri i Koles nga Gjegjani Pukes, ka një pikë makinash që i japin me qera, sherbim karroatreci dhe një lavazh.

Një nga pistat ku po hetohet për motivin e vrasjes së dy vëllezërve, është ajo e dhënies së makinave me qira që Besmiri kishte.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY