Aksident fatal në Lushnjë, humb jetën një 29-vjeçar

Aksident fatal në Lushnjë, humb jetën një 29-vjeçar

107
0
Shares

Përveç krimeve të renda te ndodhur qe prej fillimit te javes, sot raportohet per në aksident të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm 1 km në dalje të autostradës Lushnje-Fier në drejtim të Divjakës.

Një automjet është përplasur me një motoçikletë.

”Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje”, njofton policia.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit,  shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY