Detaje nga vrasja e dy vëllezërve: Autorët në pritë me automatik, një...

Detaje nga vrasja e dy vëllezërve: Autorët në pritë me automatik, një makinë i priste tek mbikalimi

114
0
Shares

Detaje te reja nga ekzekutimi mafioz i dy vellezerve ne Durres, vrare pasditen e djeshme te tregu i makinave në Shënavlash, në zonën e Nishtullës. Breshëria e plumbave në Durrës, ku u vranë vëllezërit ka përfshirë edhe 6 mjete të tjera.

Nga keqyrja e kamerave duket se makina e atentatoreve eshte nje  “Toyota” ngjyrë gri me xhama te zinj. Atentatorët kanë qenë duke pritur makinën ku udhëtonin dy vëllezërit.

Me tu afruar makina ata kanë dalë dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Pak më tutje një makinë I priste tek mbikalimi dhe pasi kanë kryer krimin autorët janë larguar me të. Autorët duhet të kenë studiuar më parë zonën.

Gati 40 persona janë shoqëruar për të ndihmuar në zbardhjen e krimit mes tyre dhe rojet e parkingut aty. Nga hetimet paraprake të kryera për këtë ngjarje, Policia dyshon se ekzekutimi i dy vëllezërve të ketë ndodhur si pasojë e të kaluarës së njërit prej tyre, duke qene se Besmir Haxhia rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë jashtë vendit.

Kush jane viktimat 

Mësohet se dy vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe prej kohësh jetojnë në lagjen nr. 7, në Spitallë. Besmir Haxhia, 36 vjeç, dhe vëllai i tij më i vogël, Voktor Haxhia, 27 vjeç, rezultojnë me disa biznese në këtë zonë. Sipas informacioneve nga Policia, bizneset që dy vëllezërit kanë, janë një lavazh, një Exchange dhe një kompani “BVAUTO”, me shërbim karrotreci dhe dhënie me qira të automjeteve. Të gjitha këto biznese, rezultojnë në emër të 27-vjeçarit Viktor Haxhia. Ky i fundit rezulton të jetë diplomuar një vit më parë për avokat, ndërsa ishte anëtar i Dhomës së Avokatisë në Durrës. 27- vjeçari nuk rezulton të ketë ndonjë të shkuar kriminale, çka mund të sillte edhe ngjarjen e djeshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY