“Eshtë thjesht një grip”, PD nxjerr videon: Si ndryshoi mendje Rama brenda...

“Eshtë thjesht një grip”, PD nxjerr videon: Si ndryshoi mendje Rama brenda një jave

303
0
Shares

Partia Demokratike ka publikuar një video me deklaratat e Edi Rames për pandeminë e COVID-19 duke nisur nga të parat kur sapo ishin zbuluar rastet e para dhe thoshte se ishte një grip stine deri tek të fundit.

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji shkruan në “Facebook” se Edi Rama mashtron dhe tallet me qytetarët dhe përdor Covid për karrigen e vet. Sipas PD, Rama ka ndryshuar mendje brenda 1 jave ne lidhje me pandemine.

Dëgjoni Edi Ramën se si i mashtron dhe tallet me qytetarët që sot meritojnë qeverisje të pergjegjshme dhe serioze! Shikoni dhe dëgjoni se si çfarë thotë në një moment e ndryshon tëresisht momentin tjetër për ti shërbyer pushtetit të tij personal duke u sjellë si klloun!Kloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. Që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit.

Po kujt t’ia thuash këtë?! Klouni nuk degjon dhe nuk sheh ç’ thotë e bën. Klouni e ka mendjen për shfaqje me shpresën se do t’u largojë mendjen shqiptarëve nga hallet dhe do vazhdojë të zhvasë për vete dhe një grup oligarkësh afër tij ”,- shkruan ish deputeti i PD.

https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/265352394595160/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY