EMRI/Mes nëntë kriminelëve më të kërkuar në Londrën e Jugut, dhe një...

EMRI/Mes nëntë kriminelëve më të kërkuar në Londrën e Jugut, dhe një shqiptar

228
0
Shares

Autoritetet britanike kanë publikuar fotot dhe emrat e 9 kriminelëve më të kërkuar në Londrën e jugut, ku mes tyre është edhe një shtetas shqiptar.

Bëhet fjalë për shtetasin Marjan Luku 30 vjeç, i cili është në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike.

30-vjeçari shqiptar u kap në një fabrikë kanabisi në 30 korrik të vitit të kaluar. Pas arrestimit, ai u la i lirë gabimisht dhe tani është në kërkim. Ai përshkruhet si një person me trup mesatar, flokë të shkurtra të zeza dhe sy të gjelbër.

Autoritetet i bëjnë apel qytetarëve që kush i ka parë këta persona, mes tyre edhe të riun shqiptar të kontaktojnë në numrin e telefonit 0800 555 111duke ruajtur anonimatin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY