Tregu i librit në krizë, botuesit nuk kanë një zë

Tregu i librit në krizë, botuesit nuk kanë një zë

65
0
Shares

Tregu i botimeve në Shqipëri vijon të jetë i paqartë në mënyrën e përfaqësimit. Në Ditën Botërore të Librit, kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri parashtroi një sërë kërkesash që sipas tij do të ndihmonin botuesit në këto ditë pandemie, drejtuar Ministrisë së Kulturës. Por edhe pse Ymeri flet në emër të botuesve shqiptarë, këta të fundit shprehen se nuk përfaqësohen përmes tij, raporton gazeta Si. Prej vitesh ka një konflikt mes Shoqatës së Botuesve dhe vetë botuesve, konflikt që del në pah më shumë gjatë ditëve të Panairit të Librit. Nëse sheh me kujdes botuesit e aderuar pranë kësaj shoqate, sheh se në të mungojnë botuesit më të rëndësishëm në vend, ata që përfaqësojnë editorinë shqiptare.

Loreta Berhami, drejtuese e Shtëpisë Botuese “Pegi”, thotë për Gazetën “Si” se “Botimet ‘Pegi’ nuk janë pjesë e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, pasi kërkesa jonë për t’u anëtarësuar nuk është pranuar kurrë, ose më saktë nuk ka marrë kurrë një përgjigje zyrtare. Përgjigjja jozyrtare me gojë qe negative. Natyrshëm nuk ndjehemi të përfaqësuar”. Sipas saj, kjo shoqatë ka nevojë për një reformim të thellë.

Kritike është edhe botuesja Arlinda Dudaj. “Unë nuk jam pjesë e shoqatës. Bashkë me disa kolegë të tjerë u larguam në një moment kur e pamë që brenda kësaj shoqate nuk kishte demokraci dhe veprohej me mentalitetin e një njeriu të vetëm. Ndërkohë kjo shoqatë nuk vepron me idenë e një veprimtarie gjithëpërfshirëse, por është si një organizatë private me një kryetar të vetëzgjedhur prej më shumë se 10 vitesh. Ndërkohë edhe nëse dëshiron të bëhesh pjesë kjo duket se nuk është e mundur. Shoqata nuk na përfaqëson. Ajo u shërben vetëm 2-3 personave që e kanë në dorë dhe e përdorin për interesa të vogla të Panairit të Librit, ku vendet mbahen si tapi personale e kryetarit Ymeri. Botuesit që janë pjesë e shoqatës janë të zgjedhur nga Kryetari e mendime kundër nuk pranohen”, shprehet Arlinda Dudaj. Sipas saj, “në Shoqatë zgjedhje nuk bëhen kurrë. Petrit Ymeri flet në emër të një shoqate pa anëtarë”.

Një tjetër botues thotë për Gazetën “Si”, se është pjesë e shoqatës, por nuk sheh një përfaqësim nga ana e saj. “Ka një problem të madh edhe mes botuesve, pasi nuk mblidhen unison e të ngrenë një problematikë, por as vetë shoqata nuk është se na ka mbledhur ndonjëherë e si kemi vajtur”, shprehet ai, ndërsa shton se shpreson në një përfaqësim nga Qendra e Librit si një institucion i ri. Ylli Molla nga shtëpia botuese “Botart” thotë se nuk është anëtar i Shoqatës, ndaj nuk pret as përfaqësim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY