Kim Yong Un mpin mediat e mëdha botërore, as i gjallë e...

Kim Yong Un mpin mediat e mëdha botërore, as i gjallë e as i vdekur

576
0
Shares

Shtohen enigma e Kim Yong Un I cili po merr me shumë vëmëndje nga mediat botërore këto ditë se sa koronavirusi.

Ndërkohë që Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi një ditë më parë se Kim është gjallë dhe mirë pavarësisht se nuk kishte asnjë të dhënë rreth shëndetit të tij dhe konisderoi lajmet per vdekjen apo gjendjen e rëndë si fake neës duke nisur nga CNN, sërish media të rëndëisshme botërroe kanë shkruar sot se Kim mund të ketë vdekur, ndërsa në rastin më të mirë është në koma.

Sipas ‘Mirror’, Kim Jong-un ka ndërruar jetë ose është në prag të vdekjes pasi një operacion në zemër nuk ka shkuar mirë. Mjekut që kreu operacionin po i dridheshin duart kur doli nga salla e operacionit, shkruan gazeta.

Kim, që besohet se është 36 vjeç, nuk është parë në publik që prej 11 prillit.

Një gazetë japoneze shkruan se ai është në gjendje koma. Kurse një media kineze thekson se një ekip mjekësh nga Kina është dërguar me urgjencë në Korenë e Veriut. Por mendohet se mjekët kinezë kanë mbërritur me vonesë.

Një ditë më parë, një seri mediesh nga Kina dhe Japonia raportuan se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un mund të ketë ndërruar jetë. Lajmi depërtoi edhe në median perëndimore, por askush nuk është në gjendje të faktojë një lajm të tillë.

Më vonë u tha se lideri komunist jo vetëm nuk ka ndërruar jetë, por ka shkuar me pushime.

Dyshohet se Kim Jong-un u dërgua në spital pasi nisi të kishte dhimbje në gjoks gjatë një vizite në fshat dhe u rrëzua përtokë. Vendin e tij mund ta zërë e motra, Kim Yo-jong.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY