Italia vendos të hapen shkollat, por në vjeshtë

Ndaje

Italia ka vendosur të mbajë mbyllur shkollat deri në sezonin e ri arsimor në vjeshtë.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte këtë të dielë ka bërë me dije se në kuadër të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit rifillimi i jetës, do të zgjasë në kohë.

Në fjalën e tij kryeministri Conte ka njoftuar rihapjen e një pjese të madhe të industrive dhe bizneseve duke filluar nga 4 maji, duke i paralajmëruar që të bëjnë shumë kujdes.

Ndërkohë të gjithë nxënësit dhe studentët në Itali këtë vit shkollor do e mbyllin me mësim online, pasi kryeministri ka bërë me dije se shkollat do të rihapen në shtator me fillimin e vitit të ri akademik.

“Ne nuk jemi në gjendje të rivendosim lirinë e plotë të lëvizjes”, ka thënë Conte.

Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 26 384 persona nga koronavirusi dhe 195 351 janë konfirmuar të infektuar. Italia është vendi i dytë në botë persa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje