VIDEO/Qeveria njoftoi për hapje graduale javën tjetër, por bëhet gati dhe spitali...

VIDEO/Qeveria njoftoi për hapje graduale javën tjetër, por bëhet gati dhe spitali i tretë COVID-19

427
0
Shares

Edhe pse qeveria ka njoftuar për një hapje graduale dhe liri-levizje ne disa qytete te Shqiperise, mesa duket dhe vete ata i druhen permbysjes se situates dhe per kete kane marre masat per t’i paraprire një situate te tille.

Sot, ministrja e Shendetesise, Olgerta Manastirliu, ka prezantuar ambjentet e reja qe do te kthehen dhe sherbejne si nje spital covid-19.

Zgjerojmë kapacitetet spitalore për përballimin e COVID19

Gjatë inspektimit të punimeve për përshtatjen e ish-kirurgjive në spitalin COVID3, për të rritur kapacitetet e sistemit shëndetësor në përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Njëherësh po ndërmarrim një plan masash për hapjen me faza të sistemit shëndetësor.

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Samedi 25 avril 2020

Ai do të jetë spitali i ish kirurgjive në QSUT dhe do të presë rastet që janë në fazë shërimi, në rast se do të ketë një shtim të të prekurve.

“Ne jemi duke përgatitur planin e masave, i cili është i fokusuar në tre drejtime kryesore. Ka të bëjë me testimet, ka të bëjë me kapacitetet spitalore dhe ka të bëjë gjithashtu me gjithë aspektin monitories përsa i përket atyre të cilët janë të infektuar me Covid19, apo edhe rasteve asimptomatike që duhen mbajtur nën kontroll, për të mundësuar shkëputjen e zinxhirit të infeksionit ashtu siç parashikojnë edhe kriteret epidemiologjikë”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në QSUT, Manastirliu tha se po planifikohet rihapja e butë e sistemit shëndetësor për vizitat, konsultat dhe ndërhyrjet operatore, në mënyrë graduale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY