Takim virtual me strukturat e PD/Basha jep detajet: Të jemi zëri i...

Takim virtual me strukturat e PD/Basha jep detajet: Të jemi zëri i halleve dhe problemeve të njerëzve

32
0
Shares

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zbuluar detajet e para nga takimi virtual me te gjithe drejtuesit e strukturave te PD ne qytete te ndryshme.

Basha ka treguar se kudo eshte i njejti shqetesim, qe lidhet me sigurimin e nje jetese te perditshme. Problemet me te medha qe janë raportuar nga përfaqësuesit janë ato të bizneseve dhe mungesa e ndihmave konkrete nga qeveria.

“E përbashkëta kudo është që qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit. Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit per t’ju dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira”,-reagoi duke thene Basha.

Më tej, kryedemokrati perseriti kerkesen e tij ndaj qeverise shqiptare, duke i kerkuar te fokusohet me ndihma konkrete tek sipermarrjet.

“Pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizimin, pa përjashtuar askënd.

Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë”,-shprehet Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY