“Per Lungomaren u prishen pallate, per karburantin po prishet Lungomare”

“Per Lungomaren u prishen pallate, per karburantin po prishet Lungomare”

433
0
Shares

Denoncimi i ish-deputetit Agron Shehaj: Pasi u prishen pallate e lokale për Lungomaren tani prishet Lungomare me firmë të Ramës për të ndërtuar një pikë karburanti.

Denoncimi i ish deputetit Agron Shehaj:

Për të bërë Lungomaren u prishën hotele, pika karburanti dhe bizneset e shumë vlonjatëve dhe u harxhuan miliona euro para publike të shqiptarëve dhe taksapaguesve të BE-së.

Tani është prishur Lungomare për të bërë një pikë karburanti kastrati, me firmën personale dhe kujdesin personal të vetë Edi Ramës.

Kjo pikë karburanti nuk ka asnjë vlerë ekonomike, as për qytetarët dhe as për vetë biznesin. Ajo nuk është ndërtuar si zhvillim biznesi, por është një demonstrim arrogant i pushtetit të atyre që ortakë të Edi Ramës dhe që janë pronarët e gjithë politikës shqiptare.

Fatkeqësisht, në Shqipëri është krijuar një grup oligarkësh që kontrollojnë gjithë vendin, dhe që janë jo vetëm mbi ligjin por janë ata që e bëjnë ligjin. Ata blejnë, kërcënojnë dhe dhunojnë çdo njeri që ngre zërin kundër tyre, qofshin gazetarë, politikanë apo përfaqësues të shoqërisë civile.

Unë i kam provuar personalisht kërcënimet dhe fushatat e tyre shpifëse kundër meje për të mbyllur gojën (dhe do i provoj përsëri pas këtij denoncimi). Nga përvoja ime kam kuptuar se se sa të pambrojtur, të dhunuar dhe të frikësuar janë shqiptarët e thjeshtë para këtij grup oligakrësh që jetojnë përrmes grabitjes dhe sjkeljes së ligjit.

Nëse Shqipëria nuk do të çlirohet nga kapja që ky grup i ka bërë politikës, ekonomisë dhe medias, në Shqipëri nuk do të ketë të ardhme. Shqiptarët do të migrojnë drejt vendeve ku ka liri dhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, duke e shkretuar Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY