Zbardhen detaje të reja të vrasjes në Korçë, policia arreston autorin e...

Zbardhen detaje të reja të vrasjes në Korçë, policia arreston autorin e dyshuar të krimit

175
0
Shares

Perikli (Petrika) Treska është vrarë me thikë rreth orës 20:30 të mbrëmjes se djeshme në lagjen numër 7, në qendër të qytetit të Korçës. 67-vjeçari është gjetur fillimisht i plagosur nga bashkëshortja e tij pranë banesës së tij, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Policia bën me dije se për vrasjen e 67-vjeçarit është arrestuar fqinji i tij, i dyshuar si autor i ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë” njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 65-vjeçari dyshohet si person me probleme mendore, dhe mësohet se shkak për konfliktin me viktimën është bërë llamba elektrike në shkallë.

Dy shtetasit janë konfliktuar te dera e banesës. Më pas Bezhgolli e ka qëlluar 5 herë me thikë Treskën dhe e ka futur të plagosurin brenda banesës së tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY