Rama: Pse mua nuk më ka marrë malli për nënën time? Nuk...

Rama: Pse mua nuk më ka marrë malli për nënën time? Nuk e takoj dot sepse zbatoj rregullin!

85
0
Shares

Përpara se të niste t’i kthente përgjigje qytetarëve, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga llogaria e tij në Facebook, kryeministri Rama ka adresuar edhe një herë ngjarjen në Mirditë ku djali ka infektuar prindërit.

Duke marrë këtë shembull, Rama thotë që të gjithëve duhet ta kuptojmë se çfarë përgjegjësie të madhe mbajmë mbi supe në këtë kohë pandemie.

Ai u mallengjye dhe shtoi se te gjitheve na ka marrë malli për prindërit por kjo nuk duhet të na lejojë të tregohemi të papërgjegjshëm. Më pas Rama thotë se e ka marrë malli për të ëmën, por nuk mund ta takojë sepse duhet të zbatojë rregullat.

Pse nuk lirohemi? Patjetër që do të lirohemi hap pas hapi, por në themel të cdo hapi qëndron përgjegjëshmëria. Pse nuk më ka marrë malli mua për nënën time, nuk dua ta takoj, apo kam frikë se do të  më kapë policia, por unë e zbatoj rregullin sikur ua kërkoj juve. Ky rregull mbron mua, familjen time, nënën time dhe të afërmit e mi. Rregullat nuk janë se kështu dua unë, për siguri, për të përcaktuar një vijë të kuqe shumë të fortë, që përcakton lirinë tonë si mundësi që mbaron aty ky fillon liria e tjetrit” tha Rama.

BASHKËBISEDIM I DREJTËPËRDREJTË ME JU

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 24 avril 2020

Nga java e ardhshme në disa qytete të vendit që nuk ka të prekur me koronavirus do të nisë lehtësimi i lëvizjes. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot qytetet që do të përfitojnë nga vendim i ri i lëvizjes. Por edhe në këto qytete që përfitojnë do të ketë rregullave, ku pensionistët do të kenë një fashë orare ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY