Ish-zv/ministrja humbi njeriun e shtrenjtë, dedikimi i gjatë plot dhimbje

Ish-zv/ministrja humbi njeriun e shtrenjtë, dedikimi i gjatë plot dhimbje

79
0
Shares

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj ka përjetuar një dhimbje të madhe sot duke  humbur njeriun më të shtrenjtë, nënën e saj. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Malaj në një postim në Facebook ku shkruan se dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë.

Postimi i Malajt:

“Më mbaruan fjalët sot për ty, o mami im e shtrenjte! As dora, as zemra dhe as shpirti nuk më bene të te them Lamtumirë o Nena Vita, e bukura e përjetshme, që tashmë ke marrë rrugëtimin tënd drejt Parajsës, duke na lënë pa fjalë, në trishtim dhe dhimbje të thellë!

Askush nuk mund ta mendonte që jeta, në ketë periudhë Karantine, do na provonte me kete dhimbje kaq të madhe, që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër… Dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë…

Kur iku babi, ndjeva se toka më lëvizi nga këmbët, e tani që ti o mami u nise drejt rrugtimit tend të fundit, ndjeva se më humbi shija e jetës.

… Sa dhimbje e trishtim teksa të shihja të intubuar pas goditjes që të bëri ishemia dhe që luftoje pafund, po nuk ia dole…

Eh, o Nena Vita…

Askush nuk mund ta mendonte, që pikërisht sot, do të na lije dhe me buzëqeshjen tende hyjnore, ne ditët e bekuara të Pashkëve dhe të Ramazanit, more rrugëtimin drejt Parajses, për ti qenë dhe u bashkuar me babin.

Tashmë ti je nisur drejt rrugës së Parajses dhe bashkë me rrugëtimin tënd, na ke lënë prapa dhe mirësinë dhe imazhin tënd të shtrenjtë. Edhe kur shkove në spital, teksa të ngrinin me barrelë, fatin e pate që të të merrte ish-nxenesi yt, që me dashuri të tha: “Zysha ime e dashur, do të behesh mirë, se ti je e fortë dhe e zonja”. Nuk di cfarë të them, po ajo që ndjej në shpirt është dashuria me të cilën ti na edukove, jo vetem ne, femijeve te tu, po edhe nipërve e mbesave te tu.

Ti rrezatoje mirësi dhe së bashku me babin për ju dhe ne ishte Shtepia e Zotit dhe e miqve!

Ndonese u lutem pa fund për ty, po ja që fati e deshi që në keto ditë të veshtira, në kete periudhë izolimi t’i të shkosh dhe të prehesh e qetë në shtëpinë e fundit, pranë prindërve të tu në Tiranë, duke na lënë pas mallin dhe dashurinë për ty.

Do ta ndejmë mungesën tende, fjalet e tua, perqafimet e buzëqeshjen tende, o mami më e mirë në botë!

Në keto ditë, që ishin me të veshtirat e jetës sime, nuk gjej fjalë per te falenderuar miqtë dhe te afermit qe nuk rreshtën së pyetur për ty, shoqet dhe shokët e tu, të gjithë Policinë e Shtetit që ma lehtësojë mundësinë për të qenë pranë teje . Nuk kam fjalë për të falenderuar mjekët e Durresit, doktor Bilalin, Tanin, Eden, Ridin, Ajtanken, drejtoresh Dirin, po nje falenderim e mirenjohje te vecantë të gjithë personelir ndihmes mjeke e infermiere e sanitare të repartit te Reanimacionit, pa të ciët nuk do ia kisha dalë dot dhe nuk do ta kishim perballuar dot kete situatë…

Faleminderit Avni Cuni dhe mirënjohje për gjithçka ke bere për Nena Vitën, Faleminderit Ajtanka, Luli dhe Vera.

Sot e ndjej se rrugtimi yt do të jete drejt babit, që po të pret me krahë hapur për ta bere te lehtë portën per ne Parajsë… Ti ike dhe buzëqeshja jote t’u stampos në buzë… Ti ike dhe sytë i mbajte te Dritani, që edhe në çastin e fundit nuk ta lëshoi dorën dhe të ndenji te koka. Ti teksa përgatiteshe për të ikur, i shtrengoje dorën Veronikes mbesës tende te preferuar… Ti ike po mua me mbylle një derë të madhe dhe boshllekun tend nuk do ma zevendesoj njeri… Do me mungosh shumë o Ma!

Faleminderit të gjithëve dhe ju mirëkuptoj që të gjithë sot jeni shpirtërisht me të për ta përcjelle ne banesën e fundit, ndonëse e keni te pamundur nga situata ku ndodhemi!!

Ne fund.. per ty nuk ka fund.. qofsh e Parajsës dhe u prehsh në Paqe!!!

Të dua shumeeeeeeee o Mami im e shtrenjtë!! Dhe po të rrojë dhe kur të vd es, kujtimi yt, dashuria per ty do te jetë gjithnjë në pafundësi!

Se ti je dashuria pa kushte!

Bekuar qofsh dhe u prehsh në Paqe!

P>S: Nena Vita u nda nga jeta ne ora 01 të nates në daten 24 Prill 2020 dhe percjellja për në banesën e fundit do të behet në ora 15.00 per ne banesën e Sharres në Tiranê. Nisja bëhet nga Spitali i Durresit. Jeni te gjithë të mirëkuptuar që kjo ceremoni mortore për kushtet ku jemi te respektohet me prezencen tuaj shpirtërore . Zoti e bekoftë dhe e pranoftë për në Parajsë!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY