Ideja e rrezikshme dhe e çmendur e Donald Trump: Të injektohet dezinfektues...

Ideja e rrezikshme dhe e çmendur e Donald Trump: Të injektohet dezinfektues si trajtim

108
0
Shares

Gjatë konferencës së djeshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë presidenti Donald Trump ftoi shkencëtarët të testojnë përdorimin rrezeve ultravjollcës dhe injeksioneve me dezinfektuesve dhe zbardhuesve të rrobave për të parë nëse ata vrasin koronavirus.

Sugjerimet e Trump menjëherë ndezën një sërë kritikash ndaj tij ndërsa ekspertët e quajtën ‘të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm” idenë e tij për të kuruar COVID-19.

Sipas tyre kjo ide e tij mund të shtyjë disa njerëz që të përpiqen të injektojë dezinfektuesin vetë në shtëpi nga frika e virusit dhe kjo shkakton efekte shkatërruese në organizëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i afrohen rekordit të trishtuar të 50 000 të vdekurve nga koronavirusit. Rastet e konstatuara deri tani sipas Universitetit Johns Hopkins, janë 869 172 dhe vdekje 49 963.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY