DETAJE/Katër persona të përfshirë në plagosjen e 36-vjeçarit në Tropojë

DETAJE/Katër persona të përfshirë në plagosjen e 36-vjeçarit në Tropojë

84
0
Shares

Policia e Tropojës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 36-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në fshatin Cërrnicë.

Uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. M., 39 vjeç, banues në Rosuje, Tropojë.

“Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Ura e Bujanit”, në fshatin Cërrnicë, mbrëmjen e datës 23.04.2020, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën”, sqaron policia.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzimi i krimit”, konkretisht;

-A. L., 54 vjeç, banues në Bujan;

-R. V., 52 vjeç, banues në Bujan;

-R. G., 54 vjeç, banues në  Sopot;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i Krimit”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY