LAJM I FUNDIT/Jep dorëheqjen Kryetari i komanduar i Bashkisë Durrës

LAJM I FUNDIT/Jep dorëheqjen Kryetari i komanduar i Bashkisë Durrës

91
0
Shares

Jep dorëheqjen kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj. Dorëheqja është dhënë për arsye shëndetësore.

Varfaj ishte kryetar i komanduar i Bashkisë së dytë më të madhe në vend, pas dorëhejqes së kryetares që erdhi nga zgjedhjet e 30 qershorit te vitit të shkuar. Valbona Sako u largua pas krizës së tërmetit dhe shkak publik u bë një deklaratë e saj në media.

Kërkesa e dorëheqjes

Sot me dt 23.04.2020, Unë Zhuljen Ago Varfaj,

Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë  Durrës i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës nr-dt- për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time të parevokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara.

Do të dëshiroja të falenderoja dhe të  vlerësoja me mirënjohje Këshillin Bashkiak të Durrësit për besimin dhe mbështetjen  e dhënë nga çdo anëtar i tij, bashkëpunëtore e bashkëpunëtorë të mi të administratës së Bashkisë Durrës, që në këtë periudhë të vështirësive të mëdha për Durrësin kanë dhënë dhe bërë më të mirën e tyre në zgjidhjen e shumë problematikave dhe kërkesave të qytetarëve të Durrësit.

Me respekt, Zv/Kryetar, Zhuljen VARFAJ

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY