Fevziu ka në studio Ahmetajn, Berisha i thotë dezinfekto studion

Fevziu ka në studio Ahmetajn, Berisha i thotë dezinfekto studion

308
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha nuk e ka duruar faktin që ishte në të njëtin panel edhe pse online me ministrin e Fatkeqësive, Arben Ahmetaj.

“Më lejo të bëj një kërkesë të pazakontë ta dezinfektosh studion nga mashtrimet e një sharlatani”, tha Berisha dhe më pas bëri edhe replikën e rradhës me të.

Berisha deklaroi se pohimi i Ministrit Arben Ahmetaj, se ndihma ekonomike e qeverisë gjatë krizës është 4% e GDP, është e pavërtetë.

“FMN ka rreshtuar të gjitha vendet dhe ndihmën që kanë dhënë për ekonominë në këtë hartë që ky shpalli se ka dhënë 4% të GDP. FMN duke përfshirë këtu edhe fondin sovran, e përshin Shqipërinë në vendin me mbështetjen më të ulët, vetëm 1.3% të GDP. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të gdp të kushtuar ekonomisë, gjermania e ka dhënë 30%, Italia 20%, Serbia e ka 10%, Kroacia e ka 18 %. Shqipëria e ka gjithësej 1.3%.”, tha Berisha.

Pyetjes së cfarë gjëje të mirë mund të përmendë ai nga masat e qeverisë Berisha iu përgjigj:

“Ka bërë aq të zeza sa që duhet të rrëmosh me buldozer për të nxjerrë ndonjë gjë pozitive. Unë nuk di të them edhe nuk mohoj. Mund të vecoj qëndrimin ndaj masave të COVID dhe ndaj ekonomisë. Ndaj COVID është i bazuar në mashtrimin falsifikimin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY