Emërohet drejtori i ri I Policisë së Burgjeve pas revoltave tek burgu...

Emërohet drejtori i ri I Policisë së Burgjeve pas revoltave tek burgu 313

243
0
Shares

Është emëruar drejtori i ri i Policisë së Burgjeve, pas revoltave që kanë ndodhur tek burgu 313 ndërkohë që posti ishte bosh prej disa kohësh.

Ai është Enver Levani i cili vjen në këtë detyrë pas shkarkimit të Bardhyl Kaçorrit disa muaj më parë. Mësohet se Levani është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit, duke pasur një eksperiencë mbi 16 vjeçare në polici.

Levani mban gradën kryekomisar nga Policia e Shtetit. Referuar të dhënave, Enver Levani vjen në këtë detyrë duke lënë postin e tij si Komandat i Forcave Speciale “RESI”. Gjithashtu ai ka një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Speciale “RENEA” duke e nisur atë si Zv/komandat njësie deri tek shef seksioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY