Meta dekreton ndryshimet e Kodit Penal: E mbështes, por kam një kërkesë

Meta dekreton ndryshimet e Kodit Penal: E mbështes, por kam një kërkesë

45
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në konferencën për shtyp nga selia e Presidencës ka treguar se i mbeshteste ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me pandemitë, por shtoi se para zbatimit të sanksioneve të miratuara tashmë duhet ndërmarrë një fushatë e tërë informuese.

Meta njoftoi dekretimin e ndryshimin e Kodit Penal  ndërsa nënvizon rritjen e numrit të testimeve si “qëllim i vazhduar i qeverisë.”

Ilir Meta: Kam dekretuar sot ndryshimet në Kodin Penal të miratuar nga Kuvendi. Shpallja e ligjit u vlerësua e nevojshme në situatën pandemike që po kalon vendi për arsye se kohëzgjatja, pasojat apo mundësia e ripërsëritjes së një situate të tillë mbeten ende të paparashikueshme për vendin tonë dhe mbarë botën.

Presidenti shtoi se: “Duhet të nisë një fushatë e gjërë informuese, duhet të përfshijë edhe normat e reja penale, të njoftohen të diagnostifikuarit ,të afërmit e tyre. Duhet të jetë e dokumentuar rritja e numrit të testimeve. Duhet të jetë qëllim i MSH”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY