Kosove, shmanget partia e pare nga qeveria, ne sfond nje Kryeminister i...

Kosove, shmanget partia e pare nga qeveria, ne sfond nje Kryeminister i LDK si shperblim per renien e koalicionit

36
0
Shares

Perfaqesuesja e Lëvizjës Vetëvendosje,Albulena Haxhiu tha pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, se LVV do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Presidentit per te shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Haxhiu thotë se ka marrë pjesë në takimin e sotëm të thirrur nga Presidenti i vendiit për konsultim me partitë politike, për t’ia lëxuar letrën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, dhe për t’i treguar se ai duhet të shpallë zgjedhjet.

“Presidenti nuk ka të drejtë për një format të tillë të takimeve. Takimet e tilla do të duhet t’i bënte vetëm për tu dakorduar”, ka thënë Haxhiu.

“Qeveria jë është rrëzuar për shkak të pazareve të Presidentit Thaci me ish-partnerin tonë, Isa Mustafën. Në vend që të bëheshin bashkë kundër Covid 19, u bënë bashkë ta luftojnë Vetëvendosjen. Ne kemi thënë vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas kalimit të situatës nga Covid 19”.

Inistova ta marrë fjalën për herë të dytë, por Presidenti kundërshtoi të ma japë fjalën”.

“Në vend që të bëheshin bashkë kundër Covid 19, u bënë bashkë ta luftojnë Vetëvendosjen. Ne kemi thënë vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas kalimit të situatës nga Covid 19”.

Ndersa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është për krijim të institucioneve të reja pa shkuar fare në zgjedhje të reja.

Në takim me presidentin e vendit, Mustafa ka thënë se partia e tij është e gatshme që të merr përgjegjësitë për krijimin e shumicës në Kuvendin e Republikës së Kosovës nëse i ofrohet një mundësi e tillë.

Ai ka thënë se edhe situate aktuale në të cilën gjendet Kosova, pra përballja me pandeimnë COVID-19, pamundëson shkuarjen në zgjedhje të reja dhe shfaq nevojën për krijimin e institucioneve të reja që mund të punojnë në kapacitet të plotë.

“Unë dhe në emër të LDK’së vlerësojmë që në këto momente nuk duhet të shkojmë në zgjedhje dhe se duhet të bëjmë përpjekje që të themelojmë një qeveri që ka mandate nga Kuvendi dhe që mund të qeverisë vendin në mënyrë normale”.

Mustafa nuk ka thene gje se sa duhet ta kete mandatin kjo qeveri. Por nese te gjithe jane kunder VV atehere LDK qe prishi koalicionin do te marre edhe shperblimin me te madh, Kryeministrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY