Basha: Gjeja e parë që do të bëja si kryeministër, do të...

Basha: Gjeja e parë që do të bëja si kryeministër, do të mbyllja kufijtë me Italinë që në fillim

35
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot se Rama ka ngritur një shtet prej kartoni. Duke folur ne nje interviste per gazetarin Rezar Xhaxhiu ai tha se Rama cfare thotë sot, e ndryshon nesër. Ramës i mungon plani dhe strategjia për krizën.

Basha tha se qeveria është e papërgatitur dhe e paaftë të përballojë efektet e epidemisë, ndërsa shtoi se ndryshimi masave ditë pas dite tregon për mungesën e planit dhe strategjisë konkrete. Nëse do të ishte kryeministër i vendit, gjëja e parë që do të bënte, tha Basha, do të kishte mbyllur kufijtë me Italinë që në momentin e parë.

Pjese nga intervista:

Lulzim Basha: Dua ta nis me një falënderim për ju dhe për të gjithë kolegët tuaj jo vetëm në Fax News dhe në Fax Web, por në të gjithë median shqiptare që keni qenë gjatë gjithë kësaj kohe zëri i shumë njerëzve që nuk kanë pasur mundësi të thonë zërin e tyre dhe keni qenë në këtë mënyrë një ndihmesë e jashtëzakonshme përmes transparencës dhe informacionit.

Rezar Xhaxhiu: Me shumë mirësjellje ky falënderim zoti Basha. Do të donim ta dëgjonim këtë edhe nga kryeministri i vendit, por që gjithsesi ai ka tjetër optikë…

Lulzim Basha: Shpresoj do ta dëgjoni nga kryeministri pas zgjedhjeve.

Rezar Xhaxhiu: Ju falënderoj! Një arsye për t’ju votuar juve personalisht qoftë vetëm për këtë gjë. Zoti Basha a shikoni ju një lloj menaxhimi të krizës përmes propagandës, një lloj centralizimi të informacionit që vjen si rezultat edhe i centralizimit të spitalizimit paralelisht?

Lulzim Basha: Unë shoh një keqmenaxhim të situatës që vjen në radhë të parë nga mungesa e një plani, mungesa e një strategjie. Në qoftë se nuk ke plan atëherë do të veprosh kuturu. Ndryshe sot, ndryshe nesër, ndryshe pasnesër. Tjetër gjë thuhet në mëngjes, tjetër gjë thuhet në drekë, tjetër gjë thuhet në darkë. Dhe për të mbuluar këtë paaftësi dhe këtë papërgatitje për t’u përballur si me virusin, ashtu edhe me pasojat sociale dhe ekonomike, për të mbuluar sadopak të vërtetën e dhimbshme që shqiptarët e panë edhe në rastin e tërmetit të një shteti prej kartoni i cili është shkatërruar sistematikisht për shkak të korrupsionit, paaftësisë dhe zhvendosjes së burimeve shtetërore, financiare të shqiptarëve në duart e pak njerëzve, pastaj kemi propagandën nga mëngjesi deri në darkë e cila nuk merret kurrë me thelbin e çështjes. Dhe thelbi i çështjes janë dy: është shëndeti i shqiptarëve dhe është ekonomia që sot është në pikën e saj më të zezë, qoftë në kuptimin e gjendjes ekonomike kombëtare dhe akoma më shumë në gjendjen ekonomike të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare që para krizës 50 përqind konsideroheshin të varfër, tani imagjino prej më shumë se një muaji edhe ata që mund të konsideroheshin shtresë e mesme se kishin një 300 mijë lekësh apo 500 mijë lekësh rrogë apo të ardhura si të vetëpunësuar nuk i kanë më këto të ardhura. Kërkesa jonë, thirrjet tona për t’i dalë përpara të keqes për fat të keq deri tani jo vetëm që nuk janë dëgjuar, por janë përbuzur, janë hedhur tutje, janë zëvendësuar nga propaganda, e cila nuk e mbush barkun e shqiptarëve dhe nuk mund të mbushë tavolinën.

Fasonet vatra te infeksionit?

Lulzim Basha: Ju e shikoni e dhatë edhe në hapje të emisionit që një vatër e rrezikshme e fasonëve në Krujë është aktivizuar dhe brenda një kohe shumë të shkurtër ka infektuar masivisht kryefamiljare, nëna, vajza në Krujë dhe në Kurbin. Pse?! Sepse prej 4 javësh qeveria, kryeministri refuzon propozimin tonë që të heqë 15 milionë euro nga 1 apo 2 kontrata oligarkësh, mjaftojnë ato për 4 javë për të 70 mijë punonjësit e fasonerive për t’iu paguar pagën minimale. Çfarë do të bënte kjo?! Do të ç’aktivizonte këto bomba. Pse janë bomba?! Sepse në qoftë se ke 100, 200, 300 njerëz brenda një hapësire të mbyllur është e pamundur, jo vetëm në kushtet e Shqipërisë por edhe në kushte të tjera që ti të frenosh përhapjen e virusit. Dhe ja ku jemi sot, parlajmërimet tona nuk janë dëgjuar, masat nuk janë marrë, kemi dhjetëra të infektuar, infeksioni sot vazhdon të përhapet. Dhe pa diskutim përtej gjendjes që dhimbshme që kjo krijon tek njerëzit ka edhe një kosto financiare shumë më të lartë sesa ajo që mendonte kryeministri që do të kursente duke mos paguar pagën minimale për të 70 mijë punëtorët. Thënë ndryshe siç e thonë britanikët, penny wise and pound stupid. Kësaj i thonë të ruash qindarkën dhe të harxhosh lekun. Kjo është e pafalshme!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY