Basha: Nëse nesër do ishin zgjedhjet, PS do të pësonte disfatën më...

Basha: Nëse nesër do ishin zgjedhjet, PS do të pësonte disfatën më të rëndë për shkak të Ramës

97
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për përkeqësimin e situatës nga pandemia për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria.

“Ka shumë fjalë, shumë pak veprim nga autoritet”– tha zoti Basha, i cili vuri në dukje se 5 javë pas nisjes së karantinës, numri i atyre që janë në pamundësi reale ekonomike është shtuar me të paktën 20-30 përqind.

Në një bisedë në emisionin “Abc e mëngjesit”, zoti Basha rrëzoi të pavërtetë një sondazh të qeverisë për përparësinë elektorale të Ramës në këtë situatë. “Është një nga ato raste, kur del para pasqyrës dhe i thua vetes se jam mirë, madje porosit dhe një kor që ta përsërsin këtë”– tha kreu i opozitës.

Kjo qeveri prej kohësh ka humbur legjitimitetin, sepse ka ardhur nga një proces i manipuluar zgjedhor Nesër, nëse do të kishte zgjedhje, do të kishte disfatën më të thellë që ka pësuar ndonjë parti politike në 30 vite në Shqipëri. E gjithë strategjia e Edi Ramës në këto vite është bazuar në shiblerjen e votës dhe nuk ka gjë më mirë që e tregon këtë sesa tërheqja me turp nga padia që bënë me tam-tame ndaj gazetës Bild, e cila ekspozoi se si ka ardhur në pushtet Edi Rama. Gjithë shqiptarët kanë dëgjuar kriminelë duke folur me politikanët për blerje të votës. Nuk ka asnjë shans. Në qoftë se zgjedhjet bëhen nesër apo të dielën e ardhshme është e qartë se Partia Socialiste do të ketë një katastrofë elektorale të paprecedentë në 30 vite dhe të merituar do të thoja, për shkak të Edi Ramës, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve, për shkak të kaosit dhe kolapsit ekonomik ku e ka futur vendin, edhe para pandemisë, për shkak të keqmenaxhimit të gjithçkaje, edhe të tërmetit. Por kjo nuk është tema sot. Një qeveri ka për detyrë t’i vijë në ndihmë njerëzve, detyrë në të cilën kjo qeveri ka dështuar në mënyrën më spektakolare, por këtë dështim e paguajnë qytetarët”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY