Djali i biznesmenit u gjet i pajetë në Delvinë, policia jep detajet...

Djali i biznesmenit u gjet i pajetë në Delvinë, policia jep detajet për ngjarjen

786
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Delvinë. Trupi i pajetë i Enteo Isufaj, 30-vjeç është gjetur nga policia, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Dyshimet paraprake të policisë është pista e vetëvrasjes, pasi pranë trupit të të riut është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT.

Policia njofton se në trupit e të riut nuk ka shenja dhune, apo dëmtime të tjera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Informacion paraprak

Në orën 11:05,  pranë vendit të quajtur “Kaminat”  dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY