Digjen tre automjete në Korçë, ishin të parkuara në një garazh

Digjen tre automjete në Korçë, ishin të parkuara në një garazh

110
0
Shares

Tre automjete janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në lagjen nr. 17.

Makinat kanë qenë të parkuara në garazhin e shtetasit  Ilir Meta, rreth 51 vjeç. Njëri automjet është në pronësi të tij, ndërsa dy automjetet në pronësi të një shtetasi tjetër.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri ka rënë fillimisht në makinën tip “BMW X5” dhe nga aty flakët janë përhapur dhe te dy mjetet e tjera.

Sipas banorëve, pronari i mjetit është me precedentë, çka nuk e përjashton mundësinë e zjarrvënies pas një konflikti. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2020, rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, në garazhin e shtetasit I. M., rreth 51 vjeç, ka rënë zjarr në tre automjete, njëri prej të cilëve në pronësi të tij dhe në dy mjete të tjera në pronësi të një shtetasi tjetër.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY