Shtohen vatrat e infeksionit në Shkodër: Tre raste të reja, një shitëse...

Shtohen vatrat e infeksionit në Shkodër: Tre raste të reja, një shitëse e një pacient i spitalit me koronavirus

116
0
Shares

Të hënën janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri total i të infektuarve në vend është rritur në 584. Mes rasteve të reja, tre janë regjistruar vetëm në Shkodër.

ABC News meson se dy ditët e fundit eshte shtuar një vatër të re, i diagnostikuar me Covid-19 është efektivi i dytë i FNSH. Ndërkohë që në repartin e reanimacionit kemi edhe një pacient që ka rezultuar pozitiv. Kemi edhe një shitëse në një nga furrat e bukës. Në fillim është infektuar vajza e saj, infermiere në reanimacion, pastaj e ëma ka dalë pozitive.

Ndërkohë, lajme të mira ka në zonën e Vaut të Dejës ku si duket vatra e infeksionit është e izoluar. Deri më tani në këtë zonë nuk ka pasur më raste të reja. Ndërsa, shqetësuese mbetet situata në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku reparti Reanimicainit është më i prekuri nga virusi korona.

Përveç numrit të pacientëve, rezultojnë të sëmurë edhe 7 persona nga personeli shëndetësor, mes tyre edhe një infermier i sallave të operacionit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY