Rama prezanton nismën e re: Amnistia fiskale, 3 Fazat dhe kategoritë përjashtuese

Rama prezanton nismën e re: Amnistia fiskale, 3 Fazat dhe kategoritë përjashtuese

218
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje për nismën më të re të qeverisë, atë të amnistisë së re fiskale, për formalizimin e parave për të gjithë emigrantët dhe shqiptarët brenda vendit që i kanë të padeklaruara paratë e tyre, frut i një pune të ndershme.

Ai shprehet se ajo do të ndahet në tre faza, ku në fazën e parë detyrimi i pagesës do të jetë 5%, në të dytën 7% dhe në të tretën 10%.

Për të përfituar nga kjo paketë thotë Rama duhet vetëm një pashaportë shqiptare dhe kjo bëhet kryesisht për emigrantët që kanë nevojën të formalizojnë paranë e joformalizuar.

Kategoritë që përjashtohen nga amnistia sipas kryeministrit janë politikanët, personat që kanë kryer veprimtari kriminale dhe korrupsion, zyrtarët e Policisë, Gjykatave, Prokurorive por edhe të insitucioneve të tjera të lartë.

Duke vazhduar edhe me shumicë dërmuese në vend që si rezultat i transforimit ekonomik dhe i raportit mes individit dhe sistemit kanë kursime që duan ti depozitojnë në banka dhe po ashtu edhe kompanitë që kanë të ardhura të padeklaruar që ka ardhur koha të kenë mundësi për t’u depozituar në banka. Amnisti gjithëpërfshirëse që do të synojë lehtësimin maksimal të gjithë ayre që jetojnë në emigracion në radhë të parë dhe atyre që jetojnë në vendin tonë dhe janë në nevojën 30 vjecare për të formalizuar paranë joformale që kanë” tha ai.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/626468261240532/

vijon…

DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY