DETAJE/Rama këshilla për çiftet që presin të martohen, pyetjet që ‘zunë ngushtë’...

DETAJE/Rama këshilla për çiftet që presin të martohen, pyetjet që ‘zunë ngushtë’ kryeministrin

156
0
Shares

Të gjitha çiftet që kanë planifikuar dasmën së afërmi duhet të presin. Kryeministri Edi Rama i kur u pyet se kur do të hapen lokalet e dasmave, kishte një këshillë për çiftet “Ose do të presin të bëjnë një dasmë të madhe ose një të vogël online me njëri tjetrin dhe pastaj do të presin kur të vijnë e madhja, ose do të bëjnë si do të bëjnë dhe do të presin. Rëndësi ka dashuria, dhe fakti që duhet të durosh dhe pak dhe të kesh mundësi ta rishikosh vendimin deri sa të hapet zyra e gjendjes civile” tha Rama.

Nga ana tjeter ka patur pyetje te çuditshme dhe të ndryshme sa i takon situates me koronavirus qe ka ndryshuar dhe normalitetin ne vendin tone.

PYETJET E SOTME NDAJ KRYEMINISTRIT 

Edi Rama: Njëri pyet, kur hapet Ambasada amerikane? Nuk ta jap do këtë informacion.

Ndër pyetjet e shumta që shqetësonin qytetarët në kushtet kur masat për lëvizjen janë ende me pikatore ishte edhe ajo nëse një cift bashkëshortësh mund të udhëtonin bashkë në një makinë për të shkuar në punë.

Kryeministri tha se një gjë e tillë është e lejuar, por ata duhet të qëndrojnë njëri në timon dhe tjetri diagonal me të në sediljen e pasme.

Një tjetër pyetje ishte ajo për ngritjken e Gjykatës Kushtetues. Rama tha se “Me Covid dhe pa Covid gjykata do të ngrihet sipas të gjitha rregullave dhe pas kesaj fjalie e mbylli biseden prej 1 ore duke mos dhene shume detaje.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY