Fasoneritë kthejnë në vatra Krujën dhe Laçin, 9 të infektuar brenda 48...

Fasoneritë kthejnë në vatra Krujën dhe Laçin, 9 të infektuar brenda 48 orëve

36
0
Shares

Problematike mbetet situata në fasoneritë kryesisht në Laç, ku brenda 24 orëve jane shtuar rastet.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus në Laç nga 9 gjithsej në të gjithë vendin.

Bëhet fjalë për pesë gra që punonin në fasonerinë e Krujës, në të cilën u infektuan edhe të tjera.

Gratë e konfirmuara pozitive sot janë nga Fushë-Miloti, Fushë-Mamurrasi dhe Mali i Bardhë.

Një ditë më parë në Laç u konfirmuan 2 raste të reja, ndërsa në Krujë 4 raste. Të gjitha ato janë të lidhura sërish me fasonerinë në Krujë.

Në total, deri më tani në këtë fasoneri janë infektuar sipas ISHP 9 persona, kryesisht gra.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY