Një qytet tjetër hyn në hartën e COVID-19, shtohen rastet në Krujë...

Një qytet tjetër hyn në hartën e COVID-19, shtohen rastet në Krujë dhe Shkodër

116
0
Shares

Hartës së personave të prekur me koronavirus i është shtuar edhe Kurbini me 2 raste. Task forca e ministrisë së Shëndetësisë në njoftimin e përditshëm bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 raste të reja, duke e çuar në 539 numrin total.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 6 pacientë, duke e çuar në 283 numrin. Ndërsa betejën me koronavirusin deri tani e kanë humbur 26 persona.

253 të testuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.

43 pacientë në dy spitale

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Harta e të prekurve

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë            245 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnje          6 raste

– Elbasan          16 raste

– Fier                 35 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          94 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 rast

– Has                13 raste

– Krujë              11 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës          9 rast

-Mallakastër     1 rast

– Kurbin         2 raste

Apeli për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY