Parlamenti në kohë koronavirusi, zbulohet si do të votojnë deputetët për ndryshimet...

Parlamenti në kohë koronavirusi, zbulohet si do të votojnë deputetët për ndryshimet e Kodit Penal

79
0
Shares

Në Kuvend po mbahet sot seanca plenare e pazakontë, e cila zhvillohet në kushtet kur vendi është në izolim për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Pas diskutimit deputetet do të zhvillojnë votimin lidhur me ndryshimet në Kodin Penal të propozuara nga qeveria.

Ndërkohë, ditën e sotme votimi do të jetë ndryshe. Deputetët nuk do të votojnë në mënyrë elektronike, por me fleta të printuara.

Në hyrje të Sallës së Seancave, një grup personeli mjekësor mati temperaturën e deputetëve dhe të administratës  që do të jetë brenda. Të gjithë janë me maska dhe doreza, si masa mbrojtëse kundër Covid-19.

Deputetët nuk do të jenë të ulur në vendet e tyre të zakonshme, po do të ruajnë distancën e nevojshme duke shpërndarë në pothuajse të gjithë sallën, në lozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës.

Ministrat u pozicionuan në llozhat poshtë, ndërsa deputetët u ndanë, disa në karriget poshtë dhe disa lart.

Diskutimi do të zgjasë vetëm dy orë, e më pas do të miratohen disa akte të qeverisë, ndryshimet në kodin penal dhe dy dekretet e Presidentit, për Anti-KÇK dhe ligjit të pronave.

70 minuta janë në dispozicion të maxhorancës dhe 50 minuta të opozitës. 5 minuta janë në dispozicion të 7deputetëve jashtë grupeve parlamentare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY